PROGRAMI I TRANSPARENCËS
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën Administrative të Apelit. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.gjykataadministrativeeapelit.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Gjykatës Administrative të Apelit është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Gjykatës Administrative janë: 1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim. 2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. 3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 49 datë03.05.2012 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe zgjidhjen e mosmarreveshjeve administrative” 4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme. 5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP). 6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij. 7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: – i plotë; – i saktë; – i përditësuar; – i thjeshtë në konsultim; – i kuptueshëm; – lehtësisht i aksesueshëm; – i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata Administrative e Apelit vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.gjykataadmnistrativeeapelit.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
Strukturën organizative të autoritetit publik;
Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë; Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
IV. Kur Gjykata Administrative e Apelit vepron me procedurë të përshpejtuar?
1.Shqyrtimi i çështjeve gjyqësore pranë gjykatës bëhet në bazë të një radhe gjykimi, në përputhje me periudhën e regjistrimit të çështjes gjyqësore pranë Sekretarisë Gjyqësore.
2.Për çështjet që regjistrohen rishtas, evidentimi i rasteve kur duhet gjykuar me proçedurë të përshpejtuar, do të kryhet që në momentin e regjistrimit. Nga lista e çështjeve të regjistruara brenda një dite, për çështjet që plotësojnë kriteret për t`u gjykuar me proçedurë të përshpejtuar, do të njoftohet Kryetari si dhe gjyqtarët që do të jenë relatorë të çështjeve respektive.
3.Mbi bazën e kërkesave të palëve ndërgjyqëse, për përshpejtimin e gjykimit të një çështje konkrete, në raste dhe rrethana të veçanta, mund të përshpejtohet gjykimi i çështjes.
4.Në raste të veçantaduke pasur parasysh vetë specifikën e çështjes, gjyqtari relator mund t`i propozojë trupit gjykues gjykimin e çështjes në mënyrë të përshpejtuar.
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë | Baza ligjore | Dokumenti/Përmbajtja | Afati kohor për publikim | Mënyra e publikimit | Struktura përgjegjëse |
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. | Neni 7/1/a/d | Skeme Tabele e funksioneve | Pas miratimi | Në faqen zyrtare” | |
Akte ndërkombëtareligje;
akte nën ligjore; dokument tjetër. |
Neni 7/1/b | Kushtetuta Akte
Ligje |
Pas hyrjes ne fuqi | Ne faqen zyrtare ne menunë”Kuadri Ligjor” | Gjykata Administrative e Apelit |
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës. |
Neni 7/1/c/g | Kerkese sipas formatit bashkelidhurAdrese postare Rruga”Durrësit”, Tirane | Pas miratimit te programit te transparences | Ne faqen zyrtare ne menune”Programi i Transparences” | Sektori i marrdhenieve MEDIAN dhe me publikun |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. | Neni7/1/ç | ADRESA: Rruga”Durrësit”, TiranëORARI: e Hene- e Premte ora
8.oo -16.00 |
Pas miratimit te programit te transparences | Ne faqen zyrtare ne menune”Programi i transparences” | Sektori i marrdhenieve me publikun | Buxheti | Neni 7/1/e | Parashikimet e nenit 57 te ligjit ligjit 8737/2001 i ndryshuar.Ligji per buxhetin dhe akte nenligjore ne zbatim te tij
Raporte per monitorimin e performances |
Pas hyrjes ne fuqi | Ne faqen zyrtare ne menune” Raporte” | KDB |
Informacion për procedurat e prokurimit. | Neni 7/1/ë | Regjistri | Pas dergimit ne APP | Ne faqen zyrtare ne menune”Publikime” | |
Shërbimet e autoritetit për publikun. | Neni7/1/f | Vertetime Kopje aktesh/dokumentash | |||
Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata Administrative e Apelit | Neni 7/1/h | Ruajtja e dokumentacionit ne sistemin arkivor te insititucionit behet ne perputhje me kuadrin ligjor per arkivat ne R.Sh. | Sektori protokoll arkivit | ||
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014. | Neni 7/1/i | Tabela (formati ) | Pas miratimit te programit te transparences | Ne faqen zyrtare ne menune”Programi i transparences” | Koordinatori |
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. | Neni 7/1/k | Njoftime per tendera, Regjistri i Parashikimeve | Publikime/ Raporte | Sektori i Personelit | |
Informacione të tjera të dobishme | Neni 7/1/l | Projekte Marreveshje bashkepunimi
Njoftime per shtyp, Njoftime me shpallje |
Ne faqen zyrtare ne menunë”Njoftime” |