Detajet e çështjes

Nr. i çështjes: 31161-01828-86-2019
Data e regjistrimit: 10-05-2019

Palët

Paditës: Fran Suta
I paditur: Zyra Arsimore Puke, Shkolla 9-vjecare Rrape, Puke?
Objekti: Anullimin e urdhrit Nr.33 date 06.10.2016 te Zyres Arsimore Puke per lirim nga detyra te drejtuesit te shkolles 9-vjecare Rrape z.Fran Pal Suta, si akt administrativ i nxjerre ne kundershtim me ligjin. Zgjidhjen e mosmarreveshjeve te punes te shkaktuara nga organi I administrates publike Zyra Arsimore Puke me urdherin nr. 33, date 06.10.2016 per lirim nga detyra te drejtuesit te shkolles 9-vjecare Rrape, Puke z.Fran Pal Suta. Detyrimin e pales se paditur te me demshperbleje me pagen e 3 muajve per mosrespektim te afateve toenjoftimit sipas nenit 143 te K.Punes. Detyrimin e pales se paditur te me demshperbleje me pagen e 2 muajve, si demshperblim per faktin se nga ana e pales se paditur nuk eshte respektuar procedura e nderprerjes se marredhenieve te punes e parashikuar ne nenin 144 pika 5 e tij te Kodit te Punes. Detyrimin e pales se paditur te me demshperbleje me pagen e 1 (nje) viti pune, si demshperblim i percaktuar ne nenin 155 pika 3 e K.Punes, per zgjidhje te menjehershme te pajustifikuar te marredhenieve te punes. Detyrimin e pales se paditur te me paguaje shperblim per vjetersi ne pune ne masen e 1 (nje) pesembedhjetediteshi, per cdo vit te plote pune me palen e paditur. Detyrimin e pales se paditur per pagimin e pushimeve te pamarra dhe te pa paguara. Detyrimin e pales se paditur te me paguaje interesat dhe indeksimet e inflacionit ne rast se do te jene ne vonese ne pagimin e shperblimeve te lartpermendura. Ky kerkim mbeshtetet ne nenin 120 te Kodit te Punes. Detyrim
Relatori: Bernina Kondi
Dispozitivi: 1.Ndryshimin e vendimit nr.71 datë 13.02.2019 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.2.Pranimin e pjesshëm të padisë.3.Detyrimin e palës së paditur Zyra Arsimore Pukë si dhe Shkolla 9 Vjeçare Rrape Pukë t’i paguajnë paditësit Fran Suta:-3 paga mujore për zgjidhjen e kontratës së punës pa respektuar afatin e njoftimit sipas nenit 143 të Kodit të Punës.-2 paga mujore për mosrespektim të proçedurës së zgjidhjes së kontratës së punës.-2 paga mujore për zgjidhjen të kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme për shkaqe të pajustifikuara.-22 paga mujore si shpërblim për vjetërsi.4.Rrëzimin e padisë në lidhje me kërkimet e tjera.5.Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm nga Shërbimi përmbarimor gjyqësor.Ekzekutimi i vendimit të kryhet brenda 1(një) viti nga dita e komunikimit të këtij vendimi.6.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.7.Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 30 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.U shpall në Tiranë, sot me datë 19.11.2019.
Data e shpalljes: 19-11-2019