Detajet e çështjes

Nr. i çështjes: 31147-05686-86-2017
Data e regjistrimit: 17-11-2017

Palët

Paditës: Selim Hoxha
I paditur: Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Durres
Objekti: Detyrimin e pales se paditur per te bere llogaritjet e mases se pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi sipas nenit 11 te ligjit nr.8087 date 13.03.1996 i ndryshuar, neni 6 te ligjit nr.8521 date 30.07.1999 i ndryshuar, neni 13, 14 te ligjit nr.9418 date 20.05.2005 i ndryshuar sipas detyrim ligjor: 68 % e pages referuese si dhe detyrimin per te paguar diferencen e krijuar si rezultat i keq llogaritjes. -Te korrektohet sipas nenit 29 te ligjit nr.10142 date 15.05.2009 -Anulimin e aktit administrativ Urdher Mbyllje nr.0432410 date 25.06.2006, per nderprerjen e pensionit te parakohshem dhe shpalljen debitor ne shumen 1.023.503 leke prej dates 01.01.1999
Relatori: Blerona Hasa
Dispozitivi: - Ndryshimin e Vendimit Nr.1648 Dt.01.12.2014 te Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Durrës; - Pranimin pjeserisht te kerkespadise; - Shfuqizimin pjeserisht te Urdherit Nr.0432410 Dt.25.06.2006 te Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Durrës, per mbylljen e pensionit. - Detyrimin e te paditurit Drejtoria Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Durrës: ? T’i rillogarise paditesit Selim Hoxha, pensionin e parakohshem per vjetersi sherbimi ne Forcat e Armatosura, ne baze te formules 50% + 2% pa kufizim, per periudhen 14.05.2004-30.05.2006 dhe t’i paguaje diferencat e papaguara qe do te rezultojne nga rillogaritja; ? Ta trajtoje paditesin Selim Hoxha me pension te parakohshem per vjetersi sherbimi ne Forcat e Armatosura, per periudhen e patrajtuar 31.05.2006-01.02.2008, duke e llogaritur ne baze te formules 50% + 2%, pa kufizim; ? T’i rillogarise paditesit Selim Hoxha, pensionin e parakohshem per vjetersi sherbimi ne Forcat e Armatosura, ne baze te formules 50% + 2% pa kufizim, per periudhen 01.02.2008-30.06.2009 dhe t’i paguaje diferencat e papaguara qe do te rezultojne nga rillogaritja; - Rrezimin e padise per kerkimet e tjera; - Pala e paditur te beje kompensimin ndermjet, shumes se pergjithshme qe i detyrohet paditesit dhe shumes se pergjithshme qe paditesi i detyrohet pales se paditur, sipas ketij vendimi dhe t’i paguaje diferencen. - Ky vendim perben titull ekzekutiv, menjehere te ekzekutueshem nga Sherbimi Permbarimor Gjyqesor; - Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen pales se paditur; - E drejta e rekursit kunder ketij vendimi mund te ushtrohet ne Gjykaten e Larte, brenda 30 diteve, duke filluar nga e nesermja e komunikimit te tij, paleve ndergjyqese. U shpall sot ne Tirane, me 21 te Nentorit 2019.
Data e shpalljes: 21-11-2019